Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Gratë e PS: Më shumë hapësirë në politikë
English

Gratë e PS: Më shumë hapësirë në politikë

Tiranë, 8 mars, NOA - Në Partinë Socialiste, tani ka më shumë hapësirë për përfaqësimin e grave dhe dhënien e kontributit të tyre politik, edhe nga ato që deri dje nuk ishin të angazhuara në këtë fushë.

Një fakt të tillë, përfaqësueset socialiste e bënë me dijeni gjatë një takimi i cili po organizohet nga selia rozë aktualisht në mjediset e Hotel Tirana me rastin e ditës ndërkombëtare të Gruas.

"Ne duhet të bëjmë një politikë reale", ka deklaruar në fjalën e saj, deputetja Ermelinda Meksi, duke shtuar e gruaja është një potencialitet i madh në fushën e politikës.

Më tej, ka qenë deputetja socialiste Vasilika Hysi, e cila e ka falënderuar kryetarin Edi Rama për festën surprizë, e shoqëruar nga deputetja Arta Dade, sipas të cilët femrat përbëjnë një forcë të madhe në një parti politike.

"Forumi i gruas socialiste ka punuar me një përkushtim të madh, duke bërë që të krijohet më shumë hapësirë për gratë", tha më pas kryetarja e forumit të Gruas Socialiste.

Ndërsa deputetja socialiste, Eglantina Gjermeni, e njohur më parë për angazhimin e saj në lëvizjen Gender, ka pohuar se "rritja e numrit të grave në parlament është sërish një shans".

Që të gjitha përfaqësueset socialiste në fjalimin e tyre kanë deklaruar se gratë deri tani kanë qenë një vlerë e munguar e politikës shqiptare, porse duke nisur nga selia rozë, ka nisur aplikimi i angazhimit të tyre gjithmonë e më tepër.

n.e/NOA

KOMENTE