Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Kreu i DR, Selmani uron 8 Marsin
English

Kreu i DR, Selmani uron 8 Marsin

Shkup, 8 mars, NOA - Kryetar i Demokracisë së Re, Imer Selmani, ka uruar sot të gjitha gratë për festën e 8 Marsit. Në një telegram publik ai vlerëson se kjo ditë është simboli i luftës së grave për të drejtat e tyre.

"Dita e 8 Marsit është rrënjosur në histori si luftë shekullore e grave për të marrë vendin e merituar në shoqëri, në nivel të barabartë me burrat. Andaj, ne sot nderojmë dhe çmojmë lartë punën e tyre të palodhshme për të mbjellur në çdo brez të ri virtytet më të mira, me qëllim përgatitjen e tyre për sfidat e jetës", është shprehur Selmani.

Duke u ndalur në përfaqësimin sa më të madh të gruas në politikë, Selmaii ka theksuar se Demokracia e Re në veprimtarinë e saj politike fokus të veçantë i jep gruas dhe rolit të saj në politikë.

"Gratë në Demokracinë e Re janë pjesëmarrëse aktive në bërjen e politikave të partisë, në vendimmarrje si dhe në realizimin e programit politik të Demokracisë së Re.

Urojme të gjitha nënat, motrat dhe gratë shqiptare, anë e mbanë botes ku ato jetojnë dhe veprojnë", ka deklaruar kreu i DR-së, Imer Selmani.

m.xh/NOA

KOMENTE