Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Kryesocialisti: 8 marsi, i dënuar nga kriza
English

Kryesocialisti: 8 marsi, i dënuar nga kriza

Tiranë, 8 mars, NOA Update - Ky është një 8 Mars jo si të tjerët, pasi vendi është i goditur nga kriza ekonomike dhe kur zë në gojë një të tillë, natyrisht që nënkupton një barrë të shtuar në kurrizin e grave shqiptare. Këtë deklaratë e ka bërë mes të tjerash, kryesocialisti Rama gjatë fjalës së tij përshëndetëse me rastin e 8 Marsit, në takimin që ka organizuar sot për gratë anëtare të Partisë Socialiste.

Sipas tij, nënat janë ato që vuajnë më shumë se kushdo papunësinë e tyre, por edhe të fëmijëve, si edhe varfërimin e përditshëm të tryezës për shkak të krizës ekonomike.

"Turp qeverisë që heq nga puna nënat shqiptare se janë opozitare apo qeveritare", tha më pas Rama.

Duke shtuar se "12.2 % kanë rënë kursimet që nga janari dhe 40 % e familjeve e përdorin buxhetin për ushqim".

Tregues këta, që sipas tij, flasin për "një politikë të gënjeshtërt të qeverisë për investime, arritje dhe integrime".

n.e/NOA

KOMENTE