Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Leterme shtyn vizitën në Shkup
English

Leterme shtyn vizitën në Shkup

Shkup, 8 mars, NOA - Mbërritja e planifikuar për sot pasdite e e kryeministrit belg Yl Leterme dhe delegacionit të lartë qeveritar në Maqedoni, është shtyrë për disa orë, për shkak të kushteve të këqija të kohës në Maqedoni. Avioni i delegacionit qeveritar belg, në mungesë të kushteve për aterim në aeroportin e Shkupit, është nisur në drejtim të Greqisë, ku siç bëhet e ditur është bërë ulja e përkohshme në aeroportin e Selanikut.

Lajmi është konfirmuar nga zëdhënësi i qeverisë në Shkup, Shefik Duraku për agjencinë e lajmeve INA. Siç bëhet e ditur kryeministri belg Leterme pritet që sonte të mbërrijë në Shkup apo gjatë ditës së nesërme, duke realizuar agjendën e planifikuar me kryeministrin Nikolla Gruevski dhe presidentin Gjorgje Ivanov.

Vizita e kryeministrit Leterme do të bëhet me krerët shtetëror të Maqedonisë, pas fluksit të madh të shtetasve të Maqedonisë, kryesisht shqiptarë të Kumanovës e Likovës, në kërkim të azilit në Belgjikë. Ndërkohë, në kuadër të kësaj vizite, Ministri për azil i Belgjikës Melkior Vatle pritet që nesër të zhvillojë një vizitë në komunën e Likovës dhe Kumanovë, për të parë gjendjen nga afër në këto zona, banorët e së cilave ishin azilkërkues në Belgjikë.

NOA-INA

KOMENTE