Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Oskar, Kathryn Bigelow sfidon ish-burrin
English

Oskar, Kathryn Bigelow sfidon ish-burrin

SHBA, 8 mars, NOA, Milena Selimi - Kathryn Bigelow është e para regjisore grua që ka rrëmbyer mbrëmë në Los Anxhelos çmimin Oskar për regjinë më të mirë. Në sfidë me ish- bashkëshortin e saj, James Cameron, kandidat për filmin "Avatar", Bigelow ka çuar në shtëpi statujën e Oskarit për filmin "The hurt locker".

Filmi për Irakun përshkruan përpjekjet e ushtarëve amerikanë për neutralizimin e bombave dhe minave. Është dita më e bukur e jetës sime" - ka thënë regjisorja pas vlerësimit.

Filmi "The Hurt locker" ka fituar 6 trofe mes të cilave edhe çmimin për montazhin, zërin dhe montazhin zanor.

Çmimin e aktores më të mirë e mori Sandra Bullock, vlerësim që i erdhi pasi më parë ishte cilësuar si aktorja më e keqe e vitit për filmin "All About Steve". Ajo iu drejtua audiencës me fjalët se ata që e vlerësuan nuk e kishin parë filmin, përndryshe nuk do e kishin cilësuar në atë mënyrë.

Bullock mori çmimin si aktorja më e mirë në filmin "The Blind side".

Aktori më i mirë mashkull u nderua Jeff Bridges protagonist në "Crazy heart", më parë fitues i Golden Globe.

Në kategorinë e aktorëve më të mirë jo protagonistë u renditën Mo'Nique, interpretues në "Precious", dhe Cristoph Waltz në filimin "Bastardi senza gloria".

Filmi i bujshëm 'Avatar', mori vetëm 3 çmime Oskar, që të treja për teknikën e përdorur në film.

m.s/NOA

KOMENTE