Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Champions, kualifikohen Bajern dhe Arsenal
English

Champions, kualifikohen Bajern dhe Arsenal

Angli, 10 Mars NOA - Janë mësuar emrat e dy ekipeve të para të cilat kanë kaluar fazën e një të tetave dhe vazhdojnë për më tej në çerek finalet e Champions League.

Janë ekipet e Bajernit të Mynihut dhe Arsenali të cilat respektivisht kanë fituar ndaj Fiorentinës dhe Portos.

Fiorentina arriti të fitonte në sfidën e djeshme me rezultatin 3 me 2 ndaj bavarezëve por, nuk mundi dot të kualifikohej për më tej, kjo falë rezultatit të ndeshjes së parë ku ekipi i Bajrenit arriti të fitonte me rezultatin 2 me 1.

Golat për ekipin e Fiorentinës u shënuan nga Vargas dhe një dopietë e Jovetiç, ndërsa në krahun tjetër për gjermanët shënoi Van Bomel dhe Roben.

Në sfidën tjetër asaj midis Arsnalit dhe Portos vendasit e shkatërruan ekipin portugez duke i mundur me rezultatin e thellë 5 me 0.

Për ekipin e Venger shënuan Bendtner një tripletë, Nasri realizoi një gol mjaft të bukur dhe Eboue.

r.b/NOA

KOMENTE