Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Vrasja e të miturit, dorëzohet 16-vjeçari
English

Vrasja e të miturit, dorëzohet 16-vjeçari

Zbardhet vrasja makabre e 17-vjeçarit

Shkodër, 10 Mars NOA - Vrasja makabre e 17-vjeçarit dje në Shkodër, është zbardhur sot tërësisht nga policia vendore e cila konfirmoi dhe dorëzimin e të dyshuarit, një 16-vjeçar nga ky qytet.

Korrespondenti i agjencisë së lajmeve NOA informon se i mitur T. Brahimi, u vetëdorëzua në ambientet e policisë sot në orën 19.30, së bashku me armën e zjarrit tip pistoletë, me të cilën pohoi se ka kryer krimin.

I mituri Eduard Thana 17 vjeç, banues ne lagjen "Fahri Ramadani", Shkoder, mbeti i vrarë dje në orën 18:10, në lagjen "Tom Kola" të qytetit Shkodër, pikërisht në vendin e quajtur "Dugajt e reja".

Pas një konflikti për motive të dobëta, viktima Thana është qëlluar me pistoletë, nga 16-vjeçari T. Brahimi, banues në lagjen "Ahmet Haxhija", Shkodër.

Policia tha se po kryen veprimet e duhura procedurale dhe hetimore kurse materialet në ngarkim të Brahimit, do t'i kalojnë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër për veprën penale të "Vrasje me dashje" dhe "Armëmbajtje pa leje".

r.d/e.l/NOA

Lexoni më shumë mbi argumentin:

Vrasja në Shkodër, identifikohet autori

Viktima në Shkodër, një djalë 18-vjeçar

Krimi, vritet i riu me pistoletë

KOMENTE