Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Bullgaria kundër Maqedonisë
English

Bullgaria kundër Maqedonisë

Shkup, 11 mars, NOA - Politikanë bullgarë kanë filluar të dobësojnë vendosmërinë e tyre për të ndihmuar pranimin e Maqedonisë në Bashkimin Evropian dhe NATO. Autoritetet bullgare kërkojnë nga Maqedonia që të dy vendet të firmosin një marrëveshje të re për përmirësimin e marrëdhënieve fqinjësore. Në propozimin e ministrisë së Jashtme Bullgare, dërguar autoriteteve të këtushme, në mënyrë eksplicite kërkohet që Maqedonia të përmbahet nga fjalori fyes dhe i urrejtjes.

Nga MPJ e Maqedonisë kanë konfirmuar se e kanë marrë këtë dokument dhe po e shqyrtojnë përmbajtjen, më pas për t'i kthyer edhe përgjigjen.

Siç merr vesh agjencia e lajmeve INA duke i thirrur në burime pranë MPJ-së në Maqedoni, Sofja zyrtare kërkon që autoritetet e Shkupit "të ndalojë urrejtjen ndaj Bullgarisë dhe bullgarëve, urrejtje që sipas tyre vjen nga politikanët dhe institucionet e shtetit".

Në përmbajtjen të cilën e ka siguruar INA, gjithashtu kërkohet që të ndryshohen kutikulat e disa librave, të hiqet dot nga të gjitha kërkesat e pakicave ndaj Bullgarisë në përputhje me deklaratën 1999, të ndalojë fushatën anti-bullgare në organizatat ndërkombëtare dhe forumeve të ndryshme, zgjidhjen e kontesteve në lidhje me historinë e përbashkët dhe kulturën e përbashkët edhe festimet e datave historike dhe jubileve të përbashkëta.

Në këtë dokument gjithashtu theksohet edhe bashkëpunimi mes dy vendeve në ekonomi dhe përmirësimin e infrastrukturës energjetike etj.

Pas Greqisë e cila hapur paralajmëroi se do ta bllokoj integrimin e Maqedonisë në strukturat euroatlantike nëse nuk zgjidhjet çështja e emrit, edhe Bullgaria ka dhënë sinjale jo të mira për Shkupin.

Kryeministri i bullgar, Bojko Borisov kohë më parë deklaroi se Bullgaria do ti mbështes aspiratat e Maqedonisë për integrim në NATO dhe BE nëse vendi i përmbushë kriteret e parapara për anëtarësim. Borisov para deputetëve të Parlamentit bullgar ka theksuar se Maqedonia nuk do ta ketë mbështetje bullgare për anëtarësim në strukturat euroatlantike nëse nuk i realizon kërkesat Sofjes zyrtare.

NOA-INA

KOMENTE