Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Itali, dhjetëra mijë njerëz protestojnë kundër Berluskonit
English

Itali, dhjetëra mijë njerëz protestojnë kundër Berluskonit

Romë, 14 Mars NOA - Dhjetëra mijë njerëz mblidhen në kryeqytetin italian Romë dhe protestojnë kundër kryeministrit aktual Silvio Berluskoni, vetëm dy javë para zgjedhjeve lokale që pritet të zhvillohen në vendin përtej Adriatikut.

Korrespondenti i agjencisë NOA informon se mitingu është mbajtur në Romë me organizim nga opozita e majtë e cila u shpreh kundër një vendimi të qeverisë.

Bëhet fjalë për një dekret me të cilin kryeministri Berluskoni kërkon të anulojë përjashtimin e kandidatëve të partisë së tij "Liria e Popullit" nga zgjedhjet në Itali.

Kandidatët, të njohur si shokët e kryeministrit gjenden në dy rajone ku ata, nuk kanë dorëzuar në kohë listat zgjedhore, dhe për këtë arsye janë përjashtuar nga zgjedhjet komunale.

Opozita aludon për mbledhjen e të paktën 200 mijë njerëzve në mitingun që ju dalloni dhe në foto.

Emma Bonino, kandidate për të drejtuar rajonin e Lazios deklaroi në miting se "forca nuk qëndron në kontrollin e rrjeteve televizive Rai, Mediaset, eth., etj., por këtu tek ne", duke iu drejtuar protestuesve në "Piazza del Popolo" - sheshi i Popullit.

"Unë jam këtu në shesh dhe jam krenare të jem kandidate e të gjithëve ju", theksoi liderja radikale Bonino.

i.m/NOA

KOMENTE