Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Legaliteti: Vizat janë drejt heqjes, opozita me thirrje hipokrite
English

Legaliteti: Vizat janë drejt heqjes, opozita me thirrje hipokrite

Tiranë, 14 mars NOA - Partia "Lëvizja e Legalitetit" vlerëson përparimet sistematike të shtetit shqiptar në përmbushjen e detyrimeve të tij për liberalizimin e vizave me Bashkimin Evropian. Këtë pohim bëri sot në një dalje për mediat, Sekretari për Marrëdhënie me Jashtë i PLL, Gazmend Lita.

Ai tha se maxhoranca qeverisëse ka treguar vullnet të mirë dhe përmes masave konkrete ka arritur rezultate të dukshme për menaxhimin e kufijve dhe pajisjen e qytetarëve me pasaporta biometrike.

Përkundrejt këtij angazhimi serioz të maxhorancës qeverisëse bie në sy qëndrimi kundërshtues i Partisë Socialiste e cila vazhdon të mbajë peng reformën në drejtësi, - vlerësoi Lita.

Sipas tij, ky rol kundërshtues i saj nuk mund të mbulohet as me thirrjet hipokrite për liberalizimin e vizave të z. Rama dhe as me votimin formal që grupi parlamentar i PS i bëri rezolutës që Kuvendi i Shqipërisë hartoi në mbështetje të heqjes së vizave.

Partia "Lëvizja e Legalitetit" mendon se Shqipëria e ka dëshmuar me vepra përkatësinë e saj evropiane dhe se e ka merituar prej kohësh liberalizimin e vizave. Tashmë, që edhe kriteret teknike duken të realizuar, është radha e BE që t'i përmbahet angazhimeve dhe kalendarit të tij për finalizimin e këtij procesi.

e.r/NOA

KOMENTE