Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Prishtina dhe Shkupi diskutojnë detajet e lidhjeve mes dy vendeve
English

Prishtina dhe Shkupi diskutojnë detajet e lidhjeve mes dy vendeve

Ministrat Hyseni dhe Miloshoski vlerësuan lart marrëdhëniet mes Kosovës dhe Maqedonisë

Prishtinë, 15 mars NOA - Ministri i Punëve të Jashtme i Kosovës, Skënder Hyseni ka pritur sot, ministrin e Jashtëm të Maqedonisë, Antonio MiloÅ¡oski, i cili po zhvillon vizitë njëditore në Prishtinë.

Gjatë takimit, i cili ishte miqësor dhe mjaft përmbajtësor, dy ministrat e Jashtëm diskutuan dhe u dakorduan për tema të ndryshme, të cilat kishin në fokus marrëdhëniet e shkëlqyera mes dy vendeve tona, si dhe perspektivën e përbashkët evropiane.

Ndërsa vlerësuan lart marrëdhëniet mes Kosovës dhe Maqedonisë, ministrat Hyseni dhe Miloshoski, biseduan gjatë edhe për thellimin e bashkëpunimit bilateral në fusha të ndryshme.

Në këtë kuadër, ministri Miloshoski, premtoi se Maqedonia mund të ndajë dhe t'i japë Kosovës, përvojën dhe ekspertizën e saj për sa i përket plotësimit të standardeve që kërkohen për liberalizimin e vizave.

Duke iu referuar faktit se, procesi i liberalizimit të vizave është një proces teknik dhe jo politik, ministri Hyseni nga ana e tij potencoi faktin se Kosova është e gatshme dhe në pritje të udhërrëfyesit për liberalizimin e vizave.

Temë e bisedës mes ministrave Hyseni dhe MiloÅ¡oski ishte edhe perspektiva e përbashkët evropiane e vendeve të Ballkanit Perëndimor, për çka, ministri Hyseni potencoi edhe një herë se Bashkimi Evropian nuk do të jetë i plotë pa integrimin e të shtatë vendet e Ballkanit Perëndimor.

Gjatë bisedës, gjithashtu u fol edhe për integrimet ndërballkanike si dhe për domosdoshmërinë e politikave të fqinjësisë së mirë, të cilat janë faktor paqeje dhe stabiliteti në rajon.

Ndërkaq, ministri Hyseni e ka falënderuar homologun e tij maqedonas për mbështetjen që Maqedonia i ka dhënë Kosovës, pas shpalljes së pavarësisë.

a.b/NOA

KOMENTE