Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Iaquinta: Në Londër për të fituar
English

Iaquinta: Në Londër për të fituar

Torino, 17 Mars NOA - Jemi në prag të ndeshjeve të Europa League të cilat do të zhvillohen ditën e ejnte ku Juventus do të ketë ndeshjen e saj të kthimit në Londër me ekipin e Fulham.

Për këtë ndeshje është shprehur një ndër lojtar e këtij ekipi ose më saktësisht sulmuesi i tyre Vinçezo Iaquinta i cili ka thënë se Juventus duhet të tregojë tepër kujdes në këtë sfidë pasi Fulham krijon një lojë mjaft të rrezikshme në fushën e saj.

"Ne do të shkojmë në Londër për të kërkuar fitoren dhe jo për tu mbrojtur në kërkim të një barazimi", - deklaroi Iaquinta i cili kërkon fitoren në këtë ndeshje.

Për ekipin e Juventusit kjo ndeshje duhet të jetë e qetë pasi kujtojmë se ata kanë arritur të fitojnë me rezultatin 3 me 1 në ndeshjen e parë gjë e cila, do të japë një siguri në lojën e tyre sipas sulmuesit bardhë e zi.

"Dëshiroj të luaj dhe të shënoj pasi, kam katër muaj që nuk bëj diçka të tillë", - këto ishin fjalët e Iaquintës i cili kërkon dhe prezencën e tij në këtë sfidë.

r.b/NOA

KOMENTE