Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Kapet me automatik, tentoi të qëllojë policët
English

Kapet me automatik, tentoi të qëllojë policët

Shkodër, 17 mars, NOA - U gjet me një automatik dhe 30 fishekë gjatë një kontrolli policor dhe ndërsa provuan t'ia marrin, ai tentoi të hapte zjarr ndaj forcave policore.

Fjala është për 27-vjeçarin Sokol Kola, banor i fshatit Bushat të Shkodrës, i cili është arrestuar në flagrancë gjatë një operacioni blic të organizuar nga forcat policore pasi në bazë të informacioneve të marra në rrugë operative, dyshohej se ai mbante armë zjarri në shtëpi.

Kështu, pasi u ushtrua kontroll në banesën e tij, iu gjet dhe iu sekuestrua në cilësinë e provës materiale një armë zjarri tip automatik, si dhe një krehër me 30 fishekë.

I lartpërmenduri i ka kundërshtuar forcat e policisë dhe në një moment ka mbushur armën e zjarrit duke tentuar t'u drejtohej atyre, por falë veprimeve të shpejta të ndërhyrjes, ato bënë të mundur neutralizimin e tij.

n.e/NOA

KOMENTE