Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Beqja: Berisha tu kërkoj falje ndërtuesve
English

Beqja: Berisha tu kërkoj falje ndërtuesve

Tiranë, 18 mars, NOA - Pas inaugurimeve të rrugëve nga kryeministri Sali Berisha, sot në Prezë, ka reaguar Partisë Socialiste, duke e cilësuar këtë si një veprim që përpiqet të fshehë krizën ekonomike në të cilën ndodhet vendi. Deputeti i PS-së, Ilir Beqja, u shpreh se kryeministri duhet tu kërkoj falje ndërtuesve të rrugëve, të cilëve qeveria nuk u ka dhënë ende paratë për punimet e bëra.

"Kryeministri inauguron rrugë të reja, por nuk ka guxim të na tregojë se ku janë 6 mijë kilometrat që gënjeu vjet se i mbaroi. Nuk ka as guxim t'u kërkojë falje ndërtuesve të rrugëve të cilëve përveç se u ka 100 milionë euro borxh, i gënjen prej dy muajsh", u shpreh deputeti i PS-së.

Beqja theksoi se nuk janë përfunduar rrugët që janë inauguruar më parë nga kryeministrit Berisha. Ai u ndal dhe në situatën ekonomike, duke vlerësuar se është më e keqja e kohëve të fundit.

"Kryeministri i kutive të mbyllura u shpreh sot se ekonomia shqiptare nuk u prek nga kriza globale. Pra, pranoi se kriza e sotme e ekonomisë shqiptare është fund e krye përgjegjësi e tij. Por, nuk na tha se edhe nëse ka rritje në vitit 2009, kjo është 3 herë me e ulët se mesatarja e dekadës së fundit", u shpreh Beqja.

m.xh/NOA

KOMENTE