Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Britania: Zgjedhjet, i përmbushën angazhimet
English

Britania: Zgjedhjet, i përmbushën angazhimet

Londër, 18 mars, NOA - Qeveria britanike në raportin e fundit që ka publikuar për të drejtat e njeriut, vlerëson procesin zgjedhor të zhvilluar në Shqipëri duke pohuar se ai "përmbushi pjesën më të madhe të angazhimeve".

Megjithëse në këtë raport lihet të nënkuptohet se nuk u plotësuan tërësisht standardet për një proces zgjedhor të përsosur, sërish mund të thuhet se u bë punë e mjaftueshme për realizimin pozitiv të tyre.

"Shqipëria zhvilloi zgjedhjet e përgjithshme më 28 qershor. Ato u monitoruan nga OSBE dhe ODIHR, sipas të cilave, këto zgjedhje përmbushën pjesën më të madhe të angazhimeve, por nuk arritën standardet demokratike", - theksohet në raport. Më tej, thuhet konkretisht se u realizuan përmirësime në procesin e regjistrimit dhe identifikimit të votuesve, duke u konsideruar këto si përparime në kuadrin e zgjedhjeve në tërësi.

Duke shtuar në fund, se "përmirësimet në sistemin elektoral, bazuar në rekomandimet e ODIHR, duhen bërë përpara zgjedhjeve lokale të vitit 2011 ku do të nevojitet mbështetja e të gjithë partive politike".

n.e/NOA

KOMENTE