Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Champions, Bordo mund Olimpiakosin dhe shkon në çerek finale
English

Champions, Bordo mund Olimpiakosin dhe shkon në çerek finale

Francë, 18 Mars NOA - Skuadra franceze e Bordo ka arritur të kualifikohet në sfidën e saj me Olimpiakos në Ligën e Kampionëve, duke e mundur ekipin grek me rezultatin 2 me 1.

Kujtojmë se ndeshja e parë midis tyre kishte mbaruar sërish në fitore për francezët ku ata fituan me rezultatin 1 me 0 në fushën e grekëve.

Ndeshja e djeshme duhet thënë se nisi mjaft mirë për ekipin e Blanc, ku ata gjetën rrugën e rrjetës që në minutën e 5 të takimit me anë të Gourcuff, i cili më pas arriti të godiste dhe shtyllën në një goditje dënimi.

Më pas në pjesën e dytë të ndeshjes, ajo u ekuilibrua pasi të ftuarit shënuan me anë Mitroglu. Duhet thënë se kjo sfidë i pa të dy ekipet me dhjetë lojtarë, pasi u larguan me kartonin e kuq respektivisht, Derbyshire për Olimpiakos dhe Alou Diarra për Bordon.

Goli i fitores për francezët u shënua vetëm në minutën e 88 të garës ku për ata mendoi të realizonte Chamakh, i cili vendosi dhe kualifikimin përfundimtar të ekipit të tij, në çerek finalet e Ligës së Kampionëve.

r.b/NOA

KOMENTE