Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Kuçi: Kosova në Bërdo do paraqitet si shtet
English

Kuçi: Kosova në Bërdo do paraqitet si shtet

Prishtinë, 18 mars, NOA - Kosova do të përfaqësohet në konferencën e Bërdos si një shtet i barabartë me të tjerët dhe jo në kuadër të UNMIK-ut, siç pretendojnë zyrtarët serbë.

Këtë e ka konfirmuar zv/kryeministri kosovar, Hajredin Kuçi, sipas të cilit, në takimin e planifikuar më 20 mars, në Bërdo të Sllovenisë, Kosova mund të përfaqësohet vetëm si shtet i barabartë me vendet tjera.

"Kosova do të përfaqësohet si e barabartë kudo në forume ndërkombëtare. Edhe në rastin e takimit të Bërdos, afër Kranjit, jam i bindur se kryeministri i vendit do ta ketë përfaqësimin e shtetit të Kosovës në mënyrë dinjitoze dhe të barabartë me të gjitha shtetet tjera pjesëmarrëse në atë takim", thotë Kuçi lidhur me një fakt të tillë.

Nga ana e saj, Sllovenia po vazhdon përpjekjet diplomatike për organizimin dhe përfaqësimin e të gjithë liderëve të rajonit në konferencën e Bërdos.

Por pjesëmarrja e Kosovës si shtet është sfiduar nga Serbia, e cila ka kërkuar që emri i Kosovës të shënohet si UNMIK-Kosova, gjë e cila nga Prishtina zyrtare është cilësuar si një propozim i papranueshëm. n.e/NOA

KOMENTE