Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
PS: Nuk duhen 100 prokurorë, mjafton hapja e kutive
English

PS: Nuk duhen 100 prokurorë, mjafton hapja e kutive

Tiranë, 23 mars, NOA - Partia Socialiste ka hedhur poshtë ofertën e mazhorancës për hetimin e zgjedhjeve me anë të 100 prokurorëve. Në një deklaratë për shtyp, deputeti i PS-së, Ditmir Bushati u shpreh se mazhoranca duhet të ofroj vetëm vullnetin e saj për të ngritur një komision hetimor, që nuk ndalon hapjen e kutive.

"Përsa i përket propozimit të vjetër të Sali Berishës për hetimin e zgjedhjeve nga një grup prej 100 prokurorësh, do të thoja se nuk duhen 100 prokurorë po vetëm një mazhorancë që zbaton Kushtetutën dhe nuk pengon transparencën! Transparenca e kutive dhe kontrolli i zbatimit të ligjeve është detyra kushtetuese e ligjvënësit. Nuk duhen 100 prokurorë, mjafton një komision hetimor që nuk ndalohet të hapë kutitë", u shpreh deputeti i PS-së, Bushati.

Ai theksoi se sjellja e mazhorancës gjatë ditëve të fundit, tregon se ajo i trembet së vërtetës dhe kërkon të fsheh masakrën elektorale të 28 qershorit.

Sipas tij, opozitës po i mohohet në mënyrë arrogante e drejta për të bërë transparencë në përputhje me ligjin. "Sali Berisha jo që nuk e zgjidhi krizën, por vetëm sa kontribuoi në thellimin e saj. Ajo që përjetuam në Kuvend të premten ishte prova më e qartë se Sali Berisha nuk e do dialogun e konsensusin, duke dëshmuar nivelin mjeran të kulturës demokratike të kësaj mazhorance", u shpreh Bushati.

Deputeti i PS-së, Bushati u shpreh se dhe ndërkombëtarët i dhanë të drejtë opozitës në kërkesat e saj dhe e quajtën komisionin të padobishëm.

"Këtë të vërtetë të hidhur nuk e thotë tanimë vetëm Partia Socialiste, por edhe partnerët tanë ndërkombëtarë. Dje këta partnerë thanë shkoqur se komisioni hetimor i ngritur nga mazhoranca është një hap i padobishëm që e thellon me tej krizën dhe nuk e zgjidhi atë", u shpreh Bushati.

m.xh/NOA

KOMENTE