Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Deputeti i PDU, Idrizi: Pse votuam kundër varrezave greke
English

Deputeti i PDU, Idrizi: Pse votuam kundër varrezave greke

Tiranë, 26 mars, NOA - Partia Drejtësi dhe Unitet deklaroi dje në Kuvend votën e saj kundër marrëveshjes së nënshkruar nga qeveria shqiptare dhe ajo greke për varrezat e ushtarëve grekë të Luftës së Dytë Botërore.

"Të gjitha dokumentet historike tregojnë se ajo ishte një ushtri pushtuese që u soll si e tillë në territorin shqiptar. Autoritetet greke të pushtimit nuk lejuan festimin e ditës së flamurit në qytetet shqiptare, ndërruan monedhën, administratën e qyteteve të pushtuara", tha në fjalën e tij deputeti Idrizi lidhur me një fakt të tillë.

Duke shtuar më tej se PDU i kërkon qeverisë shqiptare që të mos heshtë më për çështjen çame dhe për të drejtat e çamëve ortodoksë.

"Ne sot kërkojmë nga bashkësia ndërkombëtare dhe qeveria shqiptare që t'i imponojë Greqisë, si një shtet anëtar i NATO-s dhe Bashkimit Europian pranim publik të fajit ndaj çamëve, restaurimin e të drejtës së pronësisë, dëmshpërblime për familjarët e viktimave të pafajshme etj", thuhet në deklaratën e PDU-së lidhur me një fakt të tillë.

"Partia për Drejtësi dhe Unitet është e bindur se marrëdhëniet e mira fqinjësore midis Shqipërisë dhe Greqisë kalojnë nga një zgjidhje e drejtë e problemit çam", - përfundon deklarata e PDU-së.

n.e/NOA

KOMENTE