Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Mision i ri i BE-së në veri të Mitrovicës
English

Mision i ri i BE-së në veri të Mitrovicës

Mitrovicë, 26 mars, NOA - Një mision i ri i Bashkimit Evropian është hapur në mënyrë zyrtare në veri të Mitrovicës.

Bëhet me dijeni se ai mban emrin "Shtëpia e BE-së" dhe ka synimin për të çtendosur marrëdhëniet e ndera që karakterizojnë raportet ndërmjet komuniteteve në këtë pjesë të Kosovës.

Ndërkaq, thuhet se ky mision do të drejtohet nga ambasadori italian në Prishtinë, Michael Giffoni, i cili u emërua vitin e kaluar si përfaqësues i Bashkimit Evropian për Veriun dhe që do të bashkëpunojë edhe me EULEX-in dhe Komisionin Evropian.

Por autoritetet sqarojnë ndër të tjera edhe faktin se e ashtuquajtura "Shtëpia e BE-së" nuk do të përfshijë Zyrën Civile Ndërkombëtare, pasi misioni i saj në të vërtetë nuk ka të bëjë me strategjinë e autoriteteve ndërkombëtare dhe atyre vendore për integrimin e Veriut.

Sa u përket reagimeve për këtë vendim të ri, qeveria e Kosovës e ka cilësuar misionin e ri evropian si një mbështetje që u jepet institucioneve vendore për vendosjen e ligjshmërisë në Veri, kurse përfaqësuesit serbë në këtë pjesë të Kosovës, e kanë kundërshtuar atë.

n.e/NOA

KOMENTE