Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Sot zhvillohen zgjedhjet rajonale në Itali
English

Sot zhvillohen zgjedhjet rajonale në Itali

Romë, 28 mars, NOA - Kanë nisur sot, në orën 8, raundi i parë i zgjedhjeve lokale në Itali. Italianët do të votojnë sot për 13 rajone, 4 provinca dhe 462 komuna. Zgjedhjet gjatë ditës së sotme do të zgjasin deri në orën 22:00, ndërsa nesër do të vijojnë nga ora 7 deri në orën 15:00.

Në votime do të marrin pjesë 41 milionë zgjedhës. Këto zgjedhje lokale, janë cilësuar dhe si një test për qeverinë e kryeministrit Berluskoni.

Ndërkohë që fushata elektorale ka qenë mjaft e tensionuar. Nuk kanë munguar sherret dhe debatet e ashpra mes kandidatëve, por edhe kërcënimet ndaj kryeministrit dhe ministrave të qeverisë.

m.xh/NOA/ANSA

KOMENTE