Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
KLSH: Dëmi ekonomik 7.3 miliard lekë
English

KLSH: Dëmi ekonomik 7.3 miliard lekë

Tiranë, 29 mars, NOA - Plot 7.3 miliard lekë është shuma që shteti i ka vjedhur vetes, në tre vitet e fundit dhe ky fakt konfirmon luftën e dobët të qeverisë kundër korrupsionit, pavarësisht se ajo konsiderohet si një objektiv madhor i saj.

Konstatimi është bërë pas 150 verifikimeve të ushtruara nga Kontrolli i Lartë i Shtetit. Ndryshe nga herët e tjera, në top listën e sektorëve ku vidhet më shumë nuk janë më organet e fiskut apo prokurimet publike.

Dëmi më i madh është kryer në dhënien me qira apo privatizimin e pronës shtetërore. Shifra e këtij dëmi arrin në 3 miliard lekë, e pasur nga abuzimet në shumën 2.5 miliard në tatime dhe 431 milion lekë në prokurimet publike.

Gjatë raportimit në komisionin parlamentar të Ekonomisë, kreu i KLSH-së, Robert Çeku, fajësoi sistemin e drejtësisë si shkaktarin kryesor për këto abuzime.

Sipas tij, masat që ka dhënë KLSH nuk gjejnë zbatim nga organi i akuzës, pasi niveli i prokurorëve sidomos në rrethe është i ulët.

"Shumë prej prokurorëve nuk kuptojnë nga ekonomia, ndaj dhe masat tona për ndjekje penale nuk gjejnë zbatim", thotë Çeku.

Akuzat e KLSH-së për sistemin e drejtësisë vijën në një kohë kur Prokuroria e Përgjithshme ka kërkuar me force rritjen e fondeve për të rritur punën në luftën kundër krimit ekonomik.

Por kërkesat e saj nuk u morën parasysh gjatë hartimit të buxhetit 2010.

n.e/NOA

KOMENTE