Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Eurodeputeti grek: Dënojmë aktet gjatë paradës ushtarake
English

Eurodeputeti grek: Dënojmë aktet gjatë paradës ushtarake

Tiranë, 30 mars, NOA - Raporteri për Shqipërinë në Parlamentin Europian, Nikolaos Chountis, është shprehur se aktet antishqiptare në paradën e ushtrisë greke janë të dënueshme dhe ato nuk mund të ndikojnë në marrëdhëniet mes dy vendeve.

Në takimin e zhvilluar me Zëvendësministren e Punëve të Jashtme, Edith Harxhi, eurodeputeti grek ka theksuar se raste në fjalë janë të izoluara.

"Si eurodeputet i Greqisë, dënoi dhe aktet e vëna re gjatë paradës ushtarake në Greqi, duke nënvizuar nevojën për evitimin e tyre. Nga ana tjetër ai shprehu bindjen se këto akte sporadike nuk mund të ndikojnë në marrëdhëniet e shkëlqyera midis dy vendeve", thuhet në njoftimin për shtyp të ministrisë së Jashtme.

Zëvendësministrja Harxhi është ndalur në plotësimin e kushteve të Udhërrëfyesit për liberalizimin e vizave drejt hapësirës Schengen, si dhe me hapat përfundimtar drejt mbylljes së Pyetësorit të Komisionit Europian. "Liberalizimi i vizave për qytetarët shqiptarë dhe marrja e një përgjigjeje pozitive për marrjen e statusit kandidat, janë dy ambiciet tona kryesore për vitin 2010", ka theksuar Harxhi.

Eurodeputeti Chountis theksoi se personalisht, në detyrën si raporter për Shqipërinë, por dhe i gjithë Parlamentit Europian, është pro heqjes së vizave për qytetarët shqiptarë sa më parë.

m.xh/NOA

KOMENTE