Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Drogë në konvikt, arrestohen 5 studentë
English

Drogë në konvikt, arrestohen 5 studentë

Gjirokastër, 31 mars, NOA - Pesë studentë të universitetit "Eqrem Çabej" në Gjirokastër kanë rënë në prangat e policisë, pasi u kapën në flagrancë duke pirë cigare me lëndë narkotike hashash.

Ndërkaq, gjatë kontrollit të ushtruar në dhomën e tyre të konviktit, në afërsi të dritares u gjet një sasi e dyshuar si lëndë narkotike, e mbështjellë me plasmas transparent që peshonte 11.2 gramë.

Lajmi bëhet me dijeni nga burimet policore të Gjirokastrës, sipas të cilave, të ndaluarit mësohet se janë studentët me inicialet E.E, 25-vjeç, lindur dhe banues në Mallakastër; M.B, 22-vjeç, lindur dhe banues në Berat; M.R, 21-vjeç, lindur dhe banues në Tiranë; R.S, lindur dhe banues në Mallakastër dhe M.M, 22-vjeç, lindur dhe banues në Përmet.

Arrestimi i tyre u bë për veprën penale të "Prodhim dhe shitje të narkotikëve", parashikuar nga neni 283/2 i Kodit Penal, ndërsa po vazhdon puna nga ana jonë për kapjen e personave të cilët kanë shpërndarë këtë lëndë narkotike në konvikt.

n.e/NOA

KOMENTE