Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Liga e Kampionëve, Lion mund Bordon
English

Liga e Kampionëve, Lion mund Bordon

Francë, 31 Mars NOA - Ka qenë një ndeshje me të vërtetë emocionuese ajo që u zhvillua ditën e djeshme në Ligën e Kampionëve midis dy ekipeve franceze, Lion dhe Bordo.

Duhet thënë se kjo garë nisi në mënyrën më të mirë të saj, ku që në minutën e 10 të takimit, Lion kaloi në avantazh me anë të ish lojtarit të Portos, Lisandro Lopez.

Ekipi i Blanc u përgjigj menjëherë duke barazuar rezultatin me anë të Chamakh pas vetëm 4 minutash.

Më pas, po në pjesën e parë të takimit, Lioni kaloi në avantazh në minutën e 38 ku për to realizoi Lloris, i cili e çoi të qetë ekipin e tij në dhomat e zhveshjes.

Për të shënuar golin e tretë dhe atë përfundimtar të kësaj ndeshjeje mendoi sërish Lisandro Lopez, i cili këtë herë realizoi një penallti duke bërë të mundur një fitore tepër pozitive të ekipit të tij kundrejt Bordos.

Tashmë gjithçka do të vendoset në ndeshjen e kthimit por, duhet thënë se skuadra franceze e Lionit është më e favorizuar për tu kualifikuar kjo duke parë shifrat e rezultatit të parë.

r.b/NOA

KOMENTE