Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Serbia kërkon falje për Srebrenicën
English

Serbia kërkon falje për Srebrenicën

Beograd, 31 mars, NOA - Parlamenti serb kërkoi falje për vrasjen e mijëra myslymanëve të Bosnjës në Srebrenicë në vitin 1995.

Qeveria kërkoi ndjesë për viktimat, që nuk ka bërë gjë për parandalimin e masakrës, edhe pse në rezolutën përkatëse të miratuar prej deputetëve serbë, masakra nuk përfshinte fjalën "gjenocid".

"Deklarata që ne sapo votuam në parlamentin serb është vetëm fillimi, pasi subjekti i kësaj deklarate është maja e aisbergut të së kaluarës që ne duhet të përballemi. Krimet e kësaj lufte nuk mund tia përcjellim brezave të ardhshëm", tha udhëheqësi i Lidhjes Social-Demokrate, Nenad Canak.

Forcat serbe boshnjake të udhëhequr nga gjenerali Ratko Mlladiç vranë rreth 8 mijë burra dhe të rinj myslymanë në qytetin e Srebenicës.

Dokumenti u mbështet nga koalicioni udhëheqës properëndimor, i cili argumentoi se kjo masë do të ndihmojë në pajtimin rajonal dhe në përpjekjet e Serbisë për anëtarësim në Bashkimin Evropian. Ndërsa ligjvënësit nacionalistë të Serbisë e kanë kundërshtuar rezolutën si "të turpshme" dhe "të padrejtë".

n.e/NOA

KOMENTE