Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Opozita: Skeptikë për ndryshimet në qeveri
English

Opozita: Skeptikë për ndryshimet në qeveri

Prishtinë, 1 prill, NOA - Partitë opozitare në Kosovë janë paraqitur skeptike lidhur me ndryshimet e realizuara së fundmi në kabinetin qeveritar vendas, duke mos pretenduar njësoj si koalicioni qeverisës, se ato kanë për të sjellë ndryshime pozitive në qeverisjen e vendit.

Opozita ka deklaruar lidhur me një fakt të tillë, se në fakt, nga qeveria nuk janë larguar ministrat e akuzuar për korrupsion me paratë publike.

Shefi i Grupit Parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ardian Gjini, shprehet skeptik se emërimet e reja, do të sjellin ndryshime pozitive në qeverisje.

"Ndryshimi që ka ndodhur në qeverinë e Kosovës nuk do të sjellë diçka të re. Janë disa arsye që them kështu. E para është se shefi i qeverisë, kryeministri, ka mbetur dhe nuk mund të ketë qeverisje të keqe, nëse kryeministri nuk është i tillë".

Ndërkaq, faktin që kryeministri Thaçi e ka lavdëruar punën e ministrave të shkarkuar, opozita e vlerëson si një paradoks dhe ka kërkuar shpjegime nga kreu i qeverisë se pse i shkarkoi ministrat përkatës.

n.e/NOA

KOMENTE