Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Spektakël në sfidën, Arsenal - Barça
English

Spektakël në sfidën, Arsenal - Barça

Angli, 1 Prill NOA - Ishte me të vërtet një ndeshje spektakolare ajo që u zhvillua mbrëmjen e djeshme në Ligën e kampionëve midis, Arsenalit dhe Barcelonës.

Kjo sfidë përfundoi me rezultatin 2 me 2 por, rastet për të shënuar ishin të shumta nga të dy krahët.

Barça e nisi mjaft mirë ndeshjen ku në fillimin e pjesës së parë ata patën shumë okazione për të kaluar në avantazh por, nuk arritën të finalizonin në mënyrën e duhur.

Pjesa e parë e këtij takimi përfundoi me rrjeta të paprekura dhe menjëherë, në fillimin e së dytës ishin djemtë e Guardiolës të cilët kaluan në avantazh me anë të Ibrahimoviç ku ky i fundit realizoi që në minutën e parë të saj.

Më pas Barcelona dyfishoi rezultatin sërish me suedezin i cili shënoi në minutën e 59 të takimit.

Në vazhdim të ndeshjes duhet thënë se ajo më pas kaloi në krahun tjetër, ku Arsenal filloi të krijonte raste për të shënuar dhe u shpërblye në minutën e 69 të sfidës ku për to shënoi Ualkot i cili sapo ishte aktivizuar nga Venger.

Për të barazuar shifrat dhe për të vendosur rezultatin final të kësaj gare mendoi kapiteni i Arsenalit, Cesc Fabregas i cili shënoi nga pika e bardhë e penalltisë.

Ishte me të vërtetë një ndeshje që dhuroi shumë emocione dhe gola ku tashmë mbetet vetëm sfida e kthimit e cila do të vendosë ekipin që do të kualifikohet për në gjysmëfinalet e Ligës së Kampioneve.

r.b/NOA

KOMENTE