Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Stojku: TEC-i i Vlorës 3 muaj punë në vit
English

Stojku: TEC-i i Vlorës 3 muaj punë në vit

Tiranë, 5 prill, NOA- Pavarësisht se Banka Botërore dhe Enti Rregullator i Eenergjisë kanë shprehur qëndrimin se Termocentrali i Vlorës është një investim jo i nevojshëm, për shkak të kostove të larta të prodhimit të energjisë, drejtori i KESH-it Muharrem Stojku është përpjekur ta mbrojë këtë projekt.

Sipas tij, TEC-i do të vihet në provë gjatë këtij muaji, për t'i paraprirë sezonit veror.

Edhe pse ka pranuar koston e lartë të energjisë që do të prodhojë ky TEC, në raport me energjinë hidrike, ai e ka justifikuar këtë fakt me menaxhimin më të mirë që i bëhet kaskadës së Drinit, gjatë muajve të verës.

"Është e vërtetë që ka një kosto prej 13 lekësh për një kw/orë energji, por në rast se do ta shohim në raport me rendimentin e kaskadës, gjatë muajve të verës, ne nuk dalim me humbje", u shpreh Stojku. Sipas tij është e gabuar ideja se, ky investim nuk ishte i nevojshëm. TEC-i do të vihet në punë gjatë tre muajve të verës.

Gjatë një konference për shtyp, drejtori I KESH-it u ndal edhe në marrëdhëniet problematike siç i quajti ai, me Operatorin e Sistemit të Shpërndarjes. Kompania private i ka një borxh KESH-it prej 4.5 miliard lekësh, detyrim ky i cili ende nuk është zgjidhur se si do të paguhet. "Ne i jemi drejtuar edhe ministrisë së financave për ti dhënë zgjidhje kësaj situate dhe për të shmangur borxhet e ndërsjellta. Aktualisht marrëdhëniet mes nesh kanë probleme dhe duan kohë të zgjidhen", tha Stojku.

Nga ana tjetër, KESH ka arritur që të sigurojë për tre muajt e parë të vitit 40 milion euro, nga eksporti I energjisë. Aktualisht Fierza vijon të jetë në nivelin pranë maksimales, çka detyron korporatën të shesë deri në 14 milion kw/orë energji në ditë.

r.l/NOA

KOMENTE