Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Bojaxhi: Ndërtimet pa leje, kancer që deformon hapësirat urbane
English

Bojaxhi: Ndërtimet pa leje, kancer që deformon hapësirat urbane

Tiranë, 8 prill, NOA - Në ditën parë të prezantimit si Kryeinspektori i Inspektoratit Ndërtimor e Urbanistik Kombëtar, Gjergj Bojaxhi ka përcaktuar dhe prioritet ku do të fokusohet detyra e tij e re. Në prezantimin e bërë sot në Ministrinë e Transporteve, Bojaxhi ka theksuar se eliminimi i ndërtimeve pa leje është një detyrë parësore.

"Unë e shikoj dukurinë e ndërtimeve pa leje si një kancer që vazhdon të deformojë hapësirat urbane në qytetet dhe fshatrat tona, si një evazion fiskal i cili është i dukshëm dhe që rëndon drejtpërdrejt në arkat e pushtetit lokal", ka thënë ai në ceremoninë e prezantimit.

Ai theksoi se zonat ku do të këtë më shumë kontrolle dhe zbatim efikas të ligjit janë; akset rrugore, akset energjetike, parqet kombëtare, kurora e gjelbër e kryeqytetit të vendit, si dhe zonën e bregdetit.

Duke u ndalur në zonën e bregdetit, Bojaxhi theksoi se ky peizazh "është një pasuri kombëtare dhe ne në mënyrë sistematike do ta pastrojmë nga ndërtimet pa leje".

I vetëdijshëm për vështirësitë e këtij procesi, Bojaxhi theksoi se ndërhyrjet janë të domosdoshme "në mënyrë që Shqipëria të këtë një zhvillim të qëndrueshëm urban dhe ekonomik".

Në prezantimin e kryeinspektorit të ri ka qenë i pranishëm, Ministri i Punëve Publike, Transporteve dhe Telekomunikacionit (MPPT), Sokol Olldashi, i cili vlerësoi profilin e Gjergj Bojaxhi dhe theksoi se me ndryshimet e reja në ligjin përkatës, problemi i ndërtimeve pa leje do të minimizohet.

Emërimi i Bojaxhi është bërë në bazë të ndryshimeve në ligjin "Për Inspektoratin e Ndërtimit".

"Jam i bindur që me këto dy element të rinj, me Kryeinspektorin e ri dhe me ndryshimet në ligjin, inspektorati do t'i përgjigjet shumë më mirë nevojës që ka për të kontrolluar dhe për të ushtruar detyrimet e veta ligjore mbi territorin", u shpreh Olldashi.

Ai theksoi se Bojaxhi do ti japi përmasën e duhur Inspektoratit Ndërtimor Urbanistik Kombëtar.

Në ceremoni, Olldashi përmendi dhe rastet abuzive të nderimeve pa lejë nga ana e drejtuesve të pushtetit vendor.

"Situata është e tillë që nuk kemi më vetëm individë, qytetarë që ndërtoj në mënyrë ekstra-ligjore, por kemi filluar së fundmi të kemi dhe institucione të pushtetit vendor që po abuzojnë me ligjin dhe po ndërtojnë në mënyrë të paligjshme, besoj që qëndrimi duhet të jetë i njëjtë ndaj të dyja palëve, ndaj shkeljes së ligjit janë njësoj si qytetarët si institucionet", përfundoi fjalën e tij Olldashi.

m.xh.NOA

KOMENTE