Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Rama: Me kosovarët, sfida të përbashkëta
English

Rama: Me kosovarët, sfida të përbashkëta

Tiranë, 9 prill, NOA - Shqipëria dhe Kosova përballen me sfida të përbashkëta, ndër të cilat më e rëndësishmja është ajo e perspektivës së afërt evropiane të të dyjave.

Këtë fakt e ka bërë me dijeni kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama, pas një takimi që ka zhvilluar në selinë rozë me kryeparlamentarin kosovar, Jakup Krasniqi, të cilit i ka komunikuar premisën pozitive të Shqipërisë për të siguruar një integrim sa më të shpejtë drejt Bashkimit Evropian.

"Shqipëria dhe Kosova kanë sfida të përbashkëta në kushtet e një ekonomie e cila në shtetin fqinj ka probleme të mëdha, ndërsa në rastin tonë si Shqipëri, paraqet kushte të rënda", tha në fjalën e tij Edi Rama.

Më tej, tha se këto jaanë sfida që paraqesin si dosmosdoshmëri ndryshimin e situatës, duke përmendur faktin se papunësia është një plagë e madhe në Kosovë, ndërsa në Shqipëri është një plagë që thellohet përditë për shkak të një situate të vështirë ekonomike.

"Ishte kënaqësi të ndanim atë që ishte mendim i konsoliduar, atë të një perspektive të qartë për Shqipërinë dhe Kosovën si dy vende që shohin drejt Evropës dhe një popull që do të integrohet në Bashkimin Evropian", tha në fjalën e tij Rama.

Këto deklarata të tij, u mbështetën edhe nga kryeparlamentari kosovar, Jakup Krasniqi.

n.e/NOA

KOMENTE