Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Topi, mesazh ngushëllimi për humbjen e homologut polak
English

Topi, mesazh ngushëllimi për humbjen e homologut polak

Tiranë, 10 prill, NOA Update - Menjëherë sapo ka mësuar lajmin për aksidentin tragjik ajror në Rusi, presidenti i Republikës, Bamir Topi, ka shprehur dhimbjen dhe tronditjen e thellë për humbjen e jetës së homologut të tij polak, Lech Kacinski.

Me anë të një mesazhi të veçantë, ai ka shprehur dhimbjen dhe tronditjen e thellë për ndarjen nga jeta të presidentit polak, bashkëshortes së tij dhe delegacionit që e shoqëronte, si pasojë e një aksident ajror në Smolensk, që shkaktoi 132 viktima.

"Me hidhërim të thellë dhe tronditje mësova lajmin e aksidentit tragjik ku humbi jetën Presidenti Kacinski, bashkëshortja e tij dhe delegacioni zyrtar që e shoqëronte. Në emër të shtetit shqiptar dhe në emrin tim personal, ju shpreh ngushëllimet më të thella dhe më të sinqerta! Në këto momente të vështira, ne ndajmë me ju dhimbjen e humbjes së pazëvendësueshme.", thuhet në mesazhin e presidentit, publikuar në faqen zyrtare.

n.e/NOA

KOMENTE