Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Gjykata e Lartë rrëzon padinë e Aneta Ramës kundër Berishës
English

Gjykata e Lartë rrëzon padinë e Aneta Ramës kundër Berishës

Tiranë, 12 prill, NOA - Gjykata e Lartë ka rrëzuar gjatë seancës së sotme padinë civile të paraqitur nga Aneta Rama, nëna e kryesocialistit Edi Rama, kundër kryeministrit Berisha, për ato që ajo i ka cilësuar si fyerje dhe akuza ndaj familjes së saj gjatë debateve publike në Kuvend.

"Nuk është kompetencë e Gjykatës së Lartë të merret me këtë padi civile, le të kalojë në Gjykatën e Tiranës", ka qenë vendimi i marrë nga trupi gjykues lidhur më këtë çështje të ngritur pranë këtij institucioni nga nëna e Ramës.

Ndërkaq, gjatë seancës së sotme, avokati i paditëses, Arian Salati ka kërkuar që kryeministrit Berisha t'i hiqet imuniteti, pasi sipas tij, ai "ka shpifur ndaj Edi Ramës".

Ndërsa avokatja e kryeministrrit, e ka mbrojtur atë duke pohuar se "deklaratat e bëra në Kuvend prej tij në adresë të Ramës, kanë qenë politike".

"Paditësit të sjellin prova konkrete për të provuar shpifjen", ka pohuar Bllaca.

Padia civile e Aneta Ramës ndaj kryeministrit, i renditet listës së disa prej tyre që janë paraqitur në gjykatë ndaj tij javët e fundit nga biznesmenë por edhe politikanë të ndryshëm, pas akuzave publike që Berisha drejtoi në tërësi ndaj një grupi, i cili sipas tij ka lidhje me mafien e ndërtimit në kryeqytet.

Ndërsa emrin e nënës së kryetarit të socialistëve, Edi Rama, ai e ka përmendur gjatë një seance plenare, në përgjigje të akuzave të tij për të ashtuquajturën "Familja kryeministrore".

n.e/NOA

KOMENTE