Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Arrestohet vjedhësi i pasqyrave të makinave luksoze
English

Arrestohet vjedhësi i pasqyrave të makinave luksoze

Elbasan, 13 prill, NOA - Një 22 vjeçar nga qyteti i Elbasanit ka rënë sot në prangat e policisë për vjedhje. Sinan Albert Veizi, i lindur në lagjen "Skënderbej" të Elbasanit në vitin 1988, ka qenë i njohur dhe më parë për strukturat e policisë së Elbasanit, për shkak të vjedhjeve të përsëritura të pasqyrave luksoze të makinave. Sipas policisë Veizi ka qenë i dënuar edhe për armëmbajtje pa leje.

Sinan Veizi është autor i disa vjedhjeve të ndodhura në qarkun e Elbasan, në periudha të ndryshme kohe.

"Konkretisht, ai ka vjedhur dy pasqyra të automjetit luksoz, tip "Benz" 220, me targa EL 3334 C, në pronësi të shtetasit L.B, i datëlindjes 29.04.1983, banues ne lagjen "Qemal Stafa" Elbasan, si dhe të një sërë vjedhjesh të tjera të kryera nga ana e tij, të cilat janë, pasqyra automjetesh luksoze të tipeve të ndryshme", raporton në njoftimin zyrtar policia e Elbasanit.

Në cilësinë e provës materiale policia ka gjetur në banesën e Veizi dhe një numër të konsiderueshëm pasqyrash të marra nga automjetet.

m.xh/NOA

KOMENTE