Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Inter, në finalen e Kupës së Italisë
English

Inter, në finalen e Kupës së Italisë

Itali, 14 Prill NOA - Pasi fitoi në ndeshjen e parë në "San Siro" me rezultatin 1 me 0 tashmë dhe në fushën e Firences zikaltërit sërish morën një rezultat pozitiv i cili bëri të mundur kualifikimin e tyre për në finalen e Kupës së Italisë.

Inter arriti të mposhtë Fiorentinën 1 me 0 dhe kjo falë golit të shënuar nga Samuel Eto në minutën e 12 të pjesës së dytë.

Duhet thënë se në këtë garë rastet për të shënuar nuk munguan nga të dyja palët, ku si fillim ishte Gilardino i cili u afrua shumë shënimit të golit, po Lucio shpëtoi ekipin e tij vetëm në limitet e portës, ndërsa në krahun tjetër një rast mjaft të mirë krijoi dhe Balotelli i cili nuk mundi dot të realizonte.

Më këtë kualifikim Inter është bërë skuadra e parë finaliste e Kupës së Italisë dhe është në pritje të skuadrës tjetër, e cila do të jetë fituesja e sfidës midis Romës dhe Udinezes.

r.b/NOA

KOMENTE