Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Kishin të njëjtin emër e mbiemër, gjenden në Facebook dhe martohen
English

Kishin të njëjtin emër e mbiemër, gjenden në Facebook dhe martohen

Florida, 18 prill, NOA - Të dy protagonistët e këtij lajmi u takuan në Facebook dhe janë bërë miq, sepse kishin të njëjtin emër e mbiemër.

Ajo, Kelly Hildebrand jeton ne Florida, ndërsa ai, Kelly Hildebrand jeton në Teksas dhe u takuan rreth tre muaj më parë, ndërsa tani kanë vendosur të martohen.

Gjithçka nisi me takimin e parë kur ajo kërkoi adashin e saj në rrjetin shoqëror të netuorkut, Facebook.

"Kërkova mos kishte Kelly Hildebrand të tjerë, - ka thënë vajza, - por ai ishte i vetmi. Më pas, i pashë foton e tij të profilit dhe gjëja e parë që mendova ishte: Eh, jo keq!".

Dhe me sa duket, edhe djaloshi me emrin Kelly, është intriguar menjëherë nga kjo gjë. "Gjëja e parë që kam shkruar ishte: Përshëndetje, ne kemi të njëjtin emër, është goxha këndshëm", tregon ai. a.k/NOA

KOMENTE