Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Kongresi i PS-së, Dade: Debatet kanë konsoliduar partinë
English

Kongresi i PS-së, Dade: Debatet kanë konsoliduar partinë

Tiranë, 18 prill, NOA, Update - Kongresi i Partisë Socialiste ka vijuar me mbajtjen e një minute heshtje për vdekjen e Presidentit polak Leh Kazinski. Më pas ka qenë deputetja Arta Dade ajo që ka mbajtur fjalën, e cila ka theksuar se "debatet tuaja dhe anëtareve të PS që ju përfaqësoni kanë dhënë kontribut për konsolidimin e demokracisë në këtë parti".

Ajo ka theksuar se ky kongres do të marrë vendime të rëndësishëm për punën e mëtejshme dhe të ardhmen e Partisë Socialiste.

Është parashikuar që kongresi të votojë për ndryshimet statutore. Pjesa që ka të bëjë me programin do të jetë një aprovim formal i pikave kryesore.

Dokumenti programor do të vijoi më pas të diskutohet dhe plotësohet në takimet me bazën që do të zhvillojnë drejtuesit e Partisë Socialiste.

Kongresi do të nisë me fjalën e kryetarit Edi Rama.

Një tjetër pikë e rëndësishme ku do të fokusohet kongresi është dhe kriza ekonomike. Gjithë debatet dhe fjalimet në kongres do të përqendrohen në krizën ekonomike dhe problemet me demokracinë në vend dhe votën e lirë.

m.xh/NOA

KOMENTE