Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Kryeparlamentarja i kërkon ndihmë Vatikanit për vizat
English

Kryeparlamentarja i kërkon ndihmë Vatikanit për vizat

Tiranë, 19 prill, NOA - Në mjediset e Nunciaturës Apostolike, pranë ambasadës së Selisë së Shenjtë në Tiranë, kryetares së Kuvendit Jozefina Topalli iu rezervua një takim i veçantë nga kardinali Zenon Grocholevski, njëri prej më të njohurve të Vatikanit.

"Vi me kënaqësi në Shqipëri të shoh zhvillimin dhe transformimet", tha Grocholevski, duke shtuar se zhvillimi i Shqipërisë në pak vite, është shumë i dukshëm.

Ndërsa kryetarja e Kuvendit ka konfirmuar se mbështetja e Vatikanit gjatë gjithë këtyre viteve mbetet shumë e vyer për të gjithë shqiptarët.

"Zëri i Vatikanit ka qenë gjithnjë një zë mbështetës në çdo hap të zhvillimit të Shqipërisë dhe, Kryetarja e Kuvendit në këtë takim kërkoi mbështetjen e Vatikanit për heqjen e vizave dhe anëtarësimin në BE", theksoi ajo.

Duke shtuar se vlera e rrallë e shqiptarëve, bashkëjetesa fetare, përbën një . model unik në Europë, dëshmi e një mendësie të hapur dhe vizioni perëndimor të shqiptarëve.

Edhe kardinali Grocholevski tha se kjo vlerë e jashtëzakonshme e shqiptarëve është një aset që duhet ruajtur e duhet promovuar.

n.e/NOA

KOMENTE