Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Marrëveshja me Rudana Investment Group, 4 miliard euro investime
English

Marrëveshja me Rudana Investment Group, 4 miliard euro investime

Tiranë, 22 prill, NOA- Një prej kompanive më të rëndësishme zvicerane do të investojë ne vendin tonë, gjatë viteve të ardhshme 4 miliard euro në fusha të ndryshme. Marrëveshja e bashkëpunimit u nënshkrua sot mes ministrit të Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës, Dritan Prifti dhe përfaqësuesve të kompaninsë Rudana Investment Group.

Ministri Prifti theksoi e veç shumës që do të investohet, firmosja e marrëveshjes së bashkëpunimit është dhe një hap për sjelljen e sa më shumë investimeve të huaja në vend.

"Më vjen mirë që investitorë seriozë dhe të suksesshëm zgjedhin Shqipërinë për investimet e tyre. Sigurisht, dhe duke marrë garancinë e qeverisë shqiptare për mbrojtjen dhe mbështetjen e këtyre investimeve, për krijimin akoma më shumë të një klimë besueshmërie për investitorët, të një klime akoma më të përshtatshme për bërjen biznes në Shqipëri. Unë e falënderoj përfaqësuesin e Rudana Investment Group që kanë zgjedhur Shqipërinë për të investuar", u shpreh ministri Prifti.

Rudana Investment Group është një kompani zviceriane, kryesisht përfaqësuese e një konsorciumi investitorësh të vendeve të Gjirit Persik, por edhe investitorësh europianë. Për Grupin Rudana Investment memorandumi u nënshkrua nga zëvendësdrejtori i Përgjithshëm i kompanisë, Hamy Salem.

m.xh/NOA

KOMENTE