Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Protesta në 30 prill, Rama: Nuk ka përplasje të dhunshme
English

Protesta në 30 prill, Rama: Nuk ka përplasje të dhunshme

Tiranë, 23 prill, NOA - Kryetari i Partisë Socialiste deklaroi sot se protesta e Partisë Socialiste në 30 prill nuk do të kthehet në një përplasje të dhunshme. Por nga ana tjetër, Rama theksoi se këmbëngulja e qytetarëve për të rrëzuar këtë qeveri do të jetë konstante dhe e vazhdueshme.

Në një bashkëbisedim me gazetarët, Rama u shpreh se "askush nuk duhet të përfytyroj një përplasje të dhunshme". Ai komentoi raportet e fundit të institucioneve ndërkombëtare për Shqipërinë, ku sipas tij, vendi ynë krahasohet me nivelin e "Ugandës, Senegalit, Mozambikun etj".

Kreu i PS-së u ndal gjatë në situatën ekonomike duke e cilësuar atë si të falimentuar. Për këtë arsye, Rama u shpreh se qytetarët duhet të ngrenë zërin.

"Në 30 prill do të bëjmë një përshkallëzim të kësaj beteje dhe përsërisim që Berisha dhe pushteti i dalë nga vota e grabitur, të mos bëjnë qorrin dhe shurdhin se ky vend nuk mund të kthehen në një mbretëri të pashpallur, ku pasuria përdoret në funksion të një grushti njerëzish".

m.xh/NOA

KOMENTE