Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Topalli: Gjeniu i Vogël , një spektakël i mrekullueshëm
English

Topalli: "Gjeniu i Vogël", një spektakël i mrekullueshëm

Tiranë, 24 prill, NOA - Kryetarja e Kuvendit ka vlerësuar spektaklin "Gjeniu i Voglël" si një punë të mrekullueshme të krijuar nga organizatorët dhe fëmijët. Deklarata e Kryetares së Kuvendit është bërë gjatë një takimi të zhvilluar sot me organizatorët e spektaklit, Pandi e Bledi Laço, kompozitori Ardian Hila, dhe fëmijët që marrin pjesë në spektakël.

Fëmijët biseduan me Kryetaren e Kuvendit duke ndarë me të emocionet dhe histori të ndryshme nga puna e përditshme gjatë përgatitjes së spektaklit."Jeni të mrekullueshëm dhe keni bërë një punë të jashtëzakonshme. Mezi prisja orën kur fillonte spektali," tha zonja Jozefina Topalli gjatë bisedës me fëmijët e talentuar.

Kryetarja Topalli përgëzoi organizatorët për aftësinë e tyre në zbulimin e këtyre talenteve të rinj. Organizatorët gjatë bisedës me Kryetaren e Kuvendit theksuan se për të gjetur talentet u është dashur një punë e madhe.

Duke i përgëzuar edhe njëherë për talentin e tyre dhe duke u uruar suksese të tjera në të ardhmen, zonja Topalli i ftoi fëmijët Bruna, Riad, Laura, Tedi, Arilena, Klejti, Artiola, Fjolla dhe Jozefina Simoni për të vizituar Parlamentin.

m.xh/NOA

KOMENTE