Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Njollë gjigante nafte në detin e Meksikës, u afrohet SHBA-ve
English

Njollë gjigante nafte në detin e Meksikës, u afrohet SHBA-ve

Meksiko, 30 prill, NOA – Një njollë gjigande nafte e dalë nga një pus i thellë i hapur në në oqean, që Gjirit të Meksikës, po i afrohet bregdetit të Shteteve të Bashkuara dhe ekspertët kanë paralajmëruar se konkretisht, ajo mund të arrijë në një pjesë të deltës së lumit Misisipi në shtetin e Luizianës.

Për këtë arsye, ekspertët amerikanë janë angazhuar që ta ndalin përhapjen e mëtejshme të saj, ndërsa administrata Obama deklaroi se përhapja e njollës së naftës ka një rëndësi kombëtare.

Prandaj, ai u dha urdhër agjencive federale që të marrin masa agresive në përgjigje të gjendjes së krijuar në Gjirin e Meksikës.

Nga ana e tij, guvernatori i Luizianës Bobby Jindal, shpalli gjendjen e jashtëzakonshme, ndërsa përhapja e njollës së naftës kërcënon zogjtë, peshqit, shpezët dhe kafshët e egra.

Eshtë edhe era që po ndikon në përhapjen e mëtejshme të saj, duke bërë që njolla e naftës të përhapet nga platforma e dëmtuar e shpimit të naftës e firmës zvicerane, Horizon Deepuater.

Ndërsa ekspertët thonë se njolla gjigande e naftës, përveç Luizianës, mund të dëmtojë pjesë të shteteve Misisipi, Alabama, Florida dhe Teksas, duke përfshirë zona të vlefshme peshkimi si dhe ekosisteme të mbrojtura.

n.e/NOA

KOMENTE