Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Në Durrës, sot plazhistët e parë në det
English

Në Durrës, sot plazhistët e parë në det

Durrës, 1 maj, NOA – Të favorizuar nga koha mjaft e mirë dhe sigurisht, nga festa e 1 Majit e nisja e fundjavës, shumë qytetarë i janë drejtuar sot zonës së Durrësit, duke “e bërë me shëndet” plazhin për këtë vit.

Në këtë mënyrë, duket se ka nisur para kohe sezoni i ri turistik, i cili zakonisht njeh një periudhë më të vonët të plazhistëve që bëjnë banjën e parë të diellit në plazhin e qytetit bregdetar.

Mjaft njerëz janë parë në bregun e detit jo vetëm duke shijuar të zhveshur me rroba banje diellit të ngrohtë, por shumë prej tyre kanë preferuar të bëjnë edhe banjën e parë.

Qytetarët që i janë drejtuar sot Durrësit kanë qenë kryesisht nga Tirana, por edhe Kosova e Maqedonia.

Ndërkaq, këta të fundit pritet të jenë edhe pushuesit kryesorë të kësaj vere në plazhin e Durrësit, ndërsa favorizohen edhe nga hapja e rrugës së re Durrës-Kukës.

n.e/NOA

KOMENTE