Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Greqia, edhe sot në grevë të përgjithshme
English

Greqia, edhe sot në grevë të përgjithshme

Athinë, 5 maj, NOA – Greqia duket se është paralizuar e gjitha nga një grevë e përgjithshme, e iniciuar që ditën e djeshme nga të gjithë punonjësit e sektorit publik.

Kjo ka bërë që drejt këtij vendi të jenë ndaluar të gjitha fluturimet, sikundër askush nuk mund të niset dot nga Greqia, për shkak se shumë shërbime publike janë mbyllur nga mungesa e daljes në punë të punonjësve të sektorit publik.

Ndërkaq, mësohet se edhe punonjësit e sektorit privat janë bashkuar me grevën e përgjithshme, kundër masave shtrënguese të qeverisë greke për shpëtimin nga falimentimi.

Protesta konkretisht, mbahet kundër uljes së shpenzimeve publike, të cilat qeveria i vuri në jetë për të shpëtuar vendin nga falimentimi.

Kjo gjendje ka kohë që vazhdon në Greqi, ndërsa nuk dihet si do të reagojnë në ditët në vijim punonjësit, tepër të irrituar me masat e ndërmarra nga shteti grek për kursim në maksimum me qëllimin e shpëtimit nga falimentimi.

n.e/NOA

KOMENTE