Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Kriza/ Greqi - Rehn: Parashikimet E Pbb-Së Rishikohen Negativisht, -4%
English

Kriza/ Greqi - Rehn: Parashikimet E Pbb-Së Rishikohen Negativisht, -4%

BRUKSEL, 5 maj /ATSH-ANSA/ - Komisioni i Bashkimit Evropian ka rishikuar parashikimet për recensionin e Greqisë për vitet 2010 dhe 2011 dhe pritet që rezultatet të jenë me tepër negative, deklaroi sot komisioneri i BE-së për punët Ekonomike Olli Rehn, duke njoftuar për përditësimin e të dhënave të Raportit për parashikimet ekonomike të pranverës, në kuadër të efekteve të planit BE-FMN. "Prodhimi i Brendshëm Bruto do të pësojë një rënie më të madhe nga ajo që kishim parashikuar: të paktën 4 për qind në vitin 2010, krahasuar me 3 për qind që ishte parashikuar në raportin e tetorit të kaluar dhe të paktën 2.5 për qind në vitin 2011, krahasuar me 0.5 për qind që ishte parashikuar më parë", deklaroi Rehn. Komisioneri theksoi se përkeqësimi i PBB-së greke nuk i ndryshon parashikimet e bëra për BE-në, "pasi Greqia përfaqëson vetëm 2 për qind të ekonomisë evropiane". /e.v/
KOMENTE