Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
G7 - Konferencë Telefonike E Ministrave Të Financave
English

G7 - Konferencë Telefonike E Ministrave Të Financave

TOKIO, 7 maj /ATSH-AFP/ - Ministrat e Financave të vendeve të mëdha të industrializuara të G7-s mbajtën një konferencë telefonike urgjente për krizën që po trazon tregjet, njoftoi një zyrtar i një prej vendeve të G7-s. I pyetur për konkluzionet e kësaj mbledhjeje, ky zyrtar nuk bëri asnjë koment. Kjo mbledhje, e paparashikuar, ishte njoftuar në mëngjes nga ministri japonez i Financave, Naoto Kan, i cituar nga Dow Jones Newswires. Megjithatë, Kan shtoi se ky takim telefonik nuk kishte për qëllim miratimin e masave të përbashkëta për të mbështetur euron. "Nuk mendoj se do të ketë kërkesa për ndërhyrje", deklaroi ai, i cituar nga Dow Jones. Grupi i shtatë vendeve më të industrializuara, G7, përbëhet nga Gjermania, Kanadaja, Shtetet e Bashkuara, Franca, Britania e Madhe, Italia dhe Japonia. /I.Pu.
KOMENTE