Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Zona Euro - Merkel Kërkon Forcimin E Disiplinës Buxhetore
English

Zona Euro - Merkel Kërkon Forcimin E Disiplinës Buxhetore

BRUKSEL, 7 maj /ATSH-AFP/ - Kancelarja gjermane Angela Merkel u shpreh sot për një ashpërsim të disiplinës buxhetore evropiane, përfshirë ndryshime në traktatet, si dhe për një "përshpejtim" të dukshëm të përpjekjeve për rregullimin e sektorit financiar. "Duhet të tregohemi të vendosur për forcimin e Paktit të Stabilitetit dhe të Rritjes ekonomike të Bashkimit Evropian, që kufizon në parim nivelin e deficiteve publike kombëtare, "përfshirë modifikimet e traktatit evropian", i deklaroi ajo shtypit në samitin e zonës euro në Bruksel. "Gjermania është në favor të sanksioneve të reja kundër vendeve shumë liberale, si pezullimi i të drejtës së votës gjatë mbledhjeve të BE-së apo privimi nga disa ndihma evropiane. Merkel theksoi gjithashtu se drejtuesit e zonës euro duhet "të përshpejtojnë rregullimin e tregjeve financiare" të akuzuar për theksimin e krizës aktuale në zonën euro. "Këtu, nuk kemi më kohë për të humbur, duhet të ecim shpejt", deklaroi ajo. Merkel ka theksuar nevojën e përpjekjeve që duhet të bëjnë të gjitha vendet e zonës euro "dhe jo vetëm Greqia, për zvogëlimin e deficiteve në mënyrë që Pakti i Stabilitetit të mund të respektohet sa më shpejt". /I.Pu.
KOMENTE