Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Çmenden çmimet e karburanteve
English

Çmenden çmimet e karburanteve

Tiranë, 8 Maj, NOA - Çmimet e karburanteve janë shtrenjtuar ndjeshëm duke u afruar 150 lekë për litër, ndërkohë që një vit më parë çmimi arrinte në 125 lekë. Kohët e fundit vërehet një rritje prej 5-10 lekë për litër, si për naftën edhe për benzinën.

Aktualisht, një litër naftë e një cilësie të mirë në tregun vendas ka arritur të tregohet me mbi 140 -145 lekë, ndërkohë një litër benzinë shitet edhe më shtrenjtë 148 lekë.

Kjo situatë ka ardhur si pasojë e forcimit të monedhës amerikane, e cila kohët e fundit ka filluar të kuotohet në mbi 100 lekë. E nëse forcimi i dollarit do të vijojë përballë euros atëherë edhe çmimi karburanteve do të kap në të tjera nivele.

Shtrenjtimi i karburanteve pritet të rrisë kostot në disa sektorë si transporti, industria e prodhimit etj, e për rrjedhojë do të kemi edhe rritje të inflacionit. Aktualisht në tregun ndërkombëtar një fuçi nafte shitet me 85 dollar.

Analistët janë të mendimit se rigjallërimi i ekonomisë amerikane po bën të mundur një stimulim të kërkesës për naftë, për rrjedhojë shtrenjtim të çmimeve. Kjo do të thotë se mbaroi koha e çmimeve disi të ulta të karburanteve.

r.l/NOA

KOMENTE