Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Pogradec: Përfundon Ndërtimi I Shkollës Në Komunën E Udunishtit
English

Pogradec: Përfundon Ndërtimi I Shkollës Në Komunën E Udunishtit

POGRADEC, 8 maj /ATSH-Behar Fejzulla/ - Me fondin prej 25 milionë lekë, në komunën e Udunishtit u rikontruktua shkolla, e cila do të mundësojë zhvillimin normal të mësimit. Sipas drejtorit të saj, Neshat Hoxha, godina e re dykatëshe ka klasa dhe kabinete që plotësojnë kushte bashkëkohore të mësimdhënies për 600 nxënësit. Ndërtimi i saj mundëson zhvillimin e mësimit vetëm paradite pasi në godinën e vjetër mësimi është zhvilluar me dy turne. Tashmë shkolla ka një kabinet informatike, ku nxënësit marrin njohuri të plota për lëndën e informatikës si dhe lidhjen me internet, laboratorë fizike, kimie dhe biologjie me të gjitha mjetet e domosdoshme për demonstrimin praktik të orës së mësimit, tha Hoxha. Faza e dytë e këtij projekti, të financuar nga qeveria, që do të përfundojë brenda muajit maj, parashikon ndërtimin e palestrës, një fushe minifutbolli dhe rrethimin e shkollës./ch//n.m/
KOMENTE