Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Sport-Tenis/ Shqipëria Për Herë Të Parë Pjesëmarrëse Në Kupën Devis
English

Sport-Tenis/ Shqipëria Për Herë Të Parë Pjesëmarrëse Në Kupën Devis

- Shqipëria ndodhet në grupin e tretë evropian. Federata nis përgatitjet për evenimentin prestigjioz botëror - TIRANË, 8 Maj/ ATSH- Gjergji Mima/- Edhe Shqipëria do të ketë përfaqësuesen e saj në turneun ekipor prestigjioz të tenisit "Kupa Devis", që fillon të hënën në Greqi. Me iniciativën e Federatës Shqiptare të Tenisit, më në fund është bërë realitet pjesëmarrja për të parën herë në këtë eveniment botëror, me katër tenistë. Trajneri i ekipit kombëtar, Fatos Nallbani, u shpreh për ATSH-në se "federata mori "ok"-in nga ndërkombëtarët pasi kishte plotësuar një seri kriteresh, siç ishin infrastruktura e qendrave stërvitore, pjesëmarrja e sportistëve në arenën ndërkombëtare, rezultatet e arritura në turne si brenda e jashtë vendit, përfaqësimi me mosha, numri i klubeve të licencuar etj". Nallbani u shpreh entuziast për këtë arritje të tenisit shqiptar. "Pas shumë kohësh edhe Federata Shqiptare e Tenisit do të ketë delegacionin e saj në Kupën Devis. Padyshim që ky moment është i rëndësishëm dhe historik jo vetëm për Federatën, por për sportin shqiptar në tërësi", tha Nallbani, duke shtuar se në përbërje të kombëtares do të jenë katër tenistë. E themeluar në vitin 1985, Federata Shqiptare e Tenisit u bë anëtare e ITF (Federata Botërore e Tenisit) dhe ETA (Federata Europiane e Tenisit), duke hapur një erë të re në historinë e tenisit shqiptar. Kupa Devis është turne ndërkombëtar, që zhvillohet në nivel ekipor për meshkuj dhe e licencuar nga Federata Botërore e Tenisit (ITF). Shqipëria ndodhet në grupin e tretë evropian në një vazo me Andorën, Armeninë, Greqinë, Islandën, Luksemburgun, Maltën, Moldavinë, Malin e Zi dhe San Marinon. Shteti me më shumë trofe të fituara në historinë e "Kupës Devis" është Amerika, plot 32 të tillë, e ndjekur në vend të dytë nga Australia, e cila e ka fituar 28 herë këtë trofe. Kampionia në fuqi e "Kupës Devis" është kombëtarja spanjolle. Sezonin e kaluar iberikët mundën në finale përfaqësuesen amerikane./s.s./
KOMENTE